Zëdhënësi i MPJK -së, Lin Jia , tha në një konferencë të përditshme për shtyp se Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara të ndalojnë armatosjen e Tajvanit dhe të përmbahen nga bashkimi ose mbështetja e forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”, në përpjekjen e tyre për të kërkuar pavarësinë përmes ngritjes ushtarake.
Lin vuri në dukje se çështja e Tajvanit është në qendër të interesave thelbësore të Kinës. Ai theksoi se “pavarësia e Tajvanit” dhe paqja në Ngushticën e Tajvanit janë po aq të papajtueshme sa zjarri dhe uji.
Kina i kërkon ShBA-së të respektojnë parimin e “një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA, veçanërisht Komunikatës së 17 gushtit të vitit 1982, tha Lin, duke shtuar se ShBA-ja duhet të veprojë sipas angazhimit të liderëve të saj, për të mos mbështetur “pavarësinë e Tajvanit” ndaj duhet të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit.