Kurti: Kosova është bërë lider në rajon me implementimin e teknologjive të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Telekomin e Kosovës, me rastin e përfundimit të projektit “Modernizimi i plotë i rrjetit vala”.Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me investimet që janë bërë në Telekomin i Kosovës, vendi është bërë lider në rajon me implementimin e teknologjive të fundit.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media me rastin e përfundimit të projektit “Modernizimi i plotë i rrjetit Vala”.

Kurti tha se që nga marrja e mandatit qeverisës në bashkëpunim më Telekomin, në këtë ndërmarrje u vendosi disiplina, u rikthye fitimi si dhe u nisi projekti i madh i modernizmit të tij.

“Një dite feste për arritjet e secilit dhe të gjithëve. Kur kemi marr qeverinë kemi pyetur se si do t’ia dalë mban Telekomi si ndërmarrje me potencial të pa fund, por e renduar nga vendimet e gabuara të qeverive të pa matura. Telekomi vendosi disiplinën, riktheu fitimin dhe nisi projektin e madh modernizmin. Sot jemi përpara shumë vendeve të rajonit, rrjeti valës mbulon pothuajse gjithë te territorit të Kosovës, 65 për qind e territorit të Kosovës shërbehen me 5g. Kosova është me fat që ka Telekomin e Kosovës. Ne jemi zotuar që do ta ngrem Fondin Sovran për ta nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ashtu siç u bë realitet suksesi i valës sot do të bëhet realitet edhe Fondi Sovran”, ka thënë ai.

Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës, ka thënë se me implementimin e këtij projekti nga sot territori i Kosovës mbulohet me rrjetit mobil 4g, 4g+ të teknologjisë së fundit si dhe 65 për qind të rrjetit mobil me 5g.

Ajo tha se ky projekt e bënë Kosovën lider në rajon në implementimin e teknologjive të fundit.
“Projekti jashtëzakonisht kompleks u nis për përmirësime të domosdoshme të infrastrukturës teknologjie që ishe e vjetër. Nga sot mund të themi që kemi 100 për qind të rrjetit mobil 4g 4g+ të teknologjisë së fundit si dhe 65 për qind të rrjetit mobil 5g, kjo na bënë lider në rajon në implementimin e teknologjive të fundit”, tha Hana.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk është pronësia publike është problemi, por është se si qeveriset.

“Po bëhet hera e katërt që vijmë në kohën e njëjtë dhe është e jashtëzakonshëm se si secilën here Telekomi përparon, si dhe përkundër vështirësive keni arritur të gjitha planet që i kemi planifikuar para katër viteve. Mbi të gjitha aty ku është suksesi dhe cilësia qytetarët e dinë vetë dhe nuk kemi nevojë që të flasim shumë. Nuk është pronësia publike që është problemi, por është se si qeveriset. Për problemet në Telekom, nuk kanë qenë fajtor punëtorët, sepse problemet që kanë ardhur kanë ardhur nga keq menaxhimi që ka ardhur nga qeveritë e kaluara”, ka thënë ajo.

Lami Balaj nga sindikata e punëtoreve të Telekomit, ka thënë se më parë Telekomi është tentuar që të shkatërrohet.

“Kurti ka qenë lider në parti kur na ka dhënë përkrahej në atë kohë. Është tentuar që të shkatërrohet ky Telekom. Është vjedhur deri në centin e fundit ky Telekom. Edhe si po vidhet ky Telekom. Po plaçkitet ky Telekom kryeministër. Po shkojmë në muajin e tretë që Telekomi i ka llogarit e bllokuara. Ndoshta ende është qëllimi i klaneve të organizuara, grupeve të Internetit që të falimentohet Telekomi siç është planifikuar edhe në të kaluarën. Ne jemi këtu, një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodh kurrë sepse nuk do të ja japim kënaqësinë që të shkatërrojnë ndërmarrjen më të madhe në vend”, ka thënë ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here