Një djalë i mitur vdiq pak minuta më parë pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një grindje me dy moshatarë të tij.Fëmija ishte M.C., 14 vjeç, banues në qytetin e Tiranës.
Ai është plagosur me thikë në zemër dhe ka humbur jetën.
Një i dytë, L.M., gjithashtu 14 vjeç ka mbetur i plagosur në kraharor nga sulmi me thikë që ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, afër shkollës “Fan Noli”.
Policia tha se janë konfliktuar 3 fëmijë të moshës 14 vjeç, raporton noa.al.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre.
Ndërkohë në gjendje serioze është fëmija tjetër 14 vjeçar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.