Vera Bekteshi: Ne ishim 4, Vladimir Shehu djali i kryeministrit, Agim Myftiu djali i zv-kryeministrit, Spartak Ngjela djali i ministrit të tregtisë dhe unë që e kisha babanë në nivel më të ulët pushtetari.
Spartak Ngjela: Unë dola dhe jashtë shtetit, sepse isha tek instituti i historisë. Por problemi është se unë nuk qëndrova. Miqtë e mi thanë që nuk do të kthehesha më, por atje nuk kisha çfarë të bëja.
Vera Bekteshi: Ne ishim tipa të ndryshëm. Agimi ishte shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. Ai më ka bërë një zgjerim të kulturës, sepse kishte mundësi të për të marrë libra letërsie dhe artit pamor. Me atë takohesha më shpesh, sepse e kisha këtu në Tiranë. Po ashtu edhe më Spartakun takohesha shpesh.
pas u ndamë në fakultete të ndryshme, por takoheshim shumë në plazh, atje flisnim se ishim në det nuk kishte kush na përgjonte. Vladimiri ishte një dëgjues i jashtëzakonshëm dhe shpjegonte. Spartaku ishte njeriu më gazmor në botë. Ne takoheshim jashtë bllokut, ndjenim kontrollin.
Ky ishte një reaksion ndaj aksionit mbytës. E vetmja mënyrë ishte të iknim dhe në iknim. Ajo që na lidhte bashkë ishte divulgimi, që të katërt ia shprehnim kënaqësinë që merrnim nga letërsia ose filmi.https://youtu.be/V1kE5jr7LO8?si=Kzroqxordt_5uy90