Kurti zhvillon drekë pune me përfaqësues të lartë në Cyrih

Takimet në Cyrih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me një drekë pune me drejtues e përfaqësues të lartë të kompanive Xabia Group, Levi, Microsoft and Baloise.

Me ftesën që të investojnë në vendin tonë, kryeministri Kurti i njoftoi ata me përparësitë, potencialin dhe fushat, në veçanti atë të teknologjisë së informacionit, për cilat Kosova paraqet një mundësi të mirë dhe të përshtatshme për zgjerimin e shërbimeve dhe operacioneve.

Pozita gjeografike, politikat fiskale dhe tatimore, infrastruktura digjitale, shërbimet elektronike, popullata e re, edukuar e shumëgjuhëshe, qëndrueshmëria institucionale, progresi ekonomik e demokratik dhe sundimi i ligjit, ishin disa nga veçoritë kyçe të ofertës së Kosovës për investitorë të huaj, e që u veçuan në këtë takim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here