Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën.
Kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës. Njoftimin e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, më 1 nëntor 2024, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj dhe bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në Parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, pritja 19:30-20:15 dhe programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postim.