5.9 C
Pristina
E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Ngrihet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar, konfiskohen para, tokë, shtëpi e banesa

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar.

Siç ka njoftuar kjo prokurori të mërkurën, sipas aktakuzës të pandehurit I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”.

I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale “Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Në rast janë konfiskuar pajisje elektronike, para të gatshme e në xhirollogari, tokë 1285 metra katrorë, shtëpi 306 metra katrorëshe dhe 6 banesa.

Në këtë rast janë konfiskuar:

– Pajisje elektronike ,

– Para të gatshme dhe para në llogaritë bankare ,

– Tokë me sipërfaqe prej 1285 m2 ,

– Shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2 , si dhe

– 6 banesa.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here