Ai është një nga aktorët më të famshëm në botë, dhe ka folur për një nga temat që na frikëson më shumë: vdekjen.
Aktori i njohur, Anthony Hopkins thotë se askush nuk mund ta shmangë atë dhe kur jeton 80 apo 90 vjeç, vështirë të kesh pengje.
“Mbërritur në këtë moshë provoj një qetësi hyjnore kur mendoj vdekjen e cila thjesht është e paevitueshme.
Jeta është një akt me date skadence ku e sigurtë është që askush ne këtë planet nuk e ka shmangur.
Kur e di këtë, ke një liri të pakrahasueshme dhe ndjehesh mrekullisht i qetë.
Jemi mjaftueshëm jetëgjatë: 80 apo 90 vite mbi Tokë janë të bollshëm. Unë do jetoj edhe disa vite.
Dhe pastaj do ju them pa pasur asnjë peng: Lamtumirë, ishte e mrekullueshme”, ka thënë aktori i njohur./vjosa.net