4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Publikohen pamje: Momenti kur arrestohet Ilir Meta, shumë zyrtarë policorë tek vetura e tij

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, teksa po ashtu bëhet e ditur se Meta po akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here