11.9 C
Pristina
E premte, 18 Tetor, 2024

Mes dhimbjes për të bijën që iu vra, e duke kërkuar drejtësi tash e 9 vite, vdes babai i Donjeta Pajazitaj

Halil Pajazitaj, babai i Donjeta Pajazitaj, Halil Pajazitaj ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Lajmin e bën të ditur familjarët e tij, ku thuhet se ai vuajti nga një sëmundje që i mori jetën shumë shpejtë.

Vajza e të ndjerit, Donjeta u vra me dy plumba në kokë në vitin 2015.

Sipas aktakuzës së vitit 2017, përderisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalur me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri me dy plumba në kokë e kishte vrarë e më pastaj për të humbur gjurmët e tashmë së ndjerës, të njëjtën e kishte mbuluar me drunj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here