Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, deputeti të VV-së, Arbër Rexha e avokatit Gazmend Halilaj.
Gjini tha se padinë e ka bërë sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi.I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.
Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.