Vërshimet në Vlorë marrin një qytetare

Në Vlorë situata paraqitet alarmante në disa zona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit dhe reshjeve të dendura të shiut.

Siç shihet në videon e mëposhtme, të postuar në Instagram, nga “JOQ”, rrjedha e ujit që ka përfshirë rrugët ka marrë përpara një qytetare. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore pas kësaj ngjarje.

Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre. Shkak është bërë niveli i lartë ujit në banesë, siç shihet nga një tjetër video të postuar nga “JOQ”.

Dëmet e shkaktuar nga përmbytjet dhe moti llogariten të jenë shumë, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima apo të zhdukur.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here