8.8 C
Pristina
E martë, 1 Tetor, 2024

Publikohen pamjet e para nga shkatërrimi që lanë pas raketat në Tel Aviv

Ushtria izraelite njoftoi se vala e sulmeve me raketa nga Irani, ka përfunduar tashmë me vetëm një të plagosur.

Sipas raportimeve, një shtetas palestinez ka mbetur i plagosur nga copëzat metalike të një rakete të rrëzuar.
Rreth 400 raketa, sipas disa raportimeve 200, u lëshuan nga Irani në drejtim të disa qyteteve izraelite.

Irani pretendon se ka goditur objektivat duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm në aeroporin e Tel Avivit me 20 avionë ushtarakë F-35 të shkatërruar, por një lajm i tillë nuk është konfirmuar.

Raketat kanë lënë pas xhama të thyer dhe gropa masive në vendet ku kanë rënë.

Irani ka deklaruar se ndodhet në gjendje lufte, ndërsa Izraeli është zotuar për hakmarrje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here