Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, ka thënë se Budapesti zyrtar nuk do të mbështes anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës.
Kështu i ka thënë ai agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, duke shtuar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE nuk i kontribuon dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve.
Ne jemi të vendosur për suksesin e dialogut, por ne besojmë se fakti që Kosova po aplikon për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do ta mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.” ka thënë Szijarto./Express/