Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Klina

Melos Krasniqi, djali i ri nga Klina, i cili vdiq dje, do të varroset sot.

Korrespodenti mëson nga një familjar i të ndjerit, se i riu kishte qenë në konvikt në Qendra e Studentëve në Prishtinë, momentin kur është gjetur i vdekur.

Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të riut që kishte diplomuar vetë disa ditë më parë, do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e vjetra të fshatit Zajm.

Rasti për vdekjen e Melos Krasniqit është raportuar dje në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, është thënë dje në raportin e PK-së, pa dhënë detaje për vendin se ku është jetur i vdekur viktima.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here