Basha-opozitës: Si pasojë e koordinimit tuaj, Kosova ka pasur Radoiçiqin kryeministër në veri

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka sulmuar opozitën mëngjesin e sotëm, duke thënë se si pasojë e koordinimit të tyre me Serbinë ka pasur vetura me targa te Millosheviqit e rrymë të papaguar në veri, e poashtu edhe institucione paralele.

Poashtu në Facebook ai ka shkruar se ka pasur edhe kontrabandë ndërsa Radoiçiqi ka qenë kryeministër në veri.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi opozitë e koordinuar!

Si pasojë e koordinimit tuaj në Kosovë ka pas:

Automjete me targa të Millosheviqit,
Rrymë të pa paguar,
Institucione paralele,
Postën e Serbisë,
Dinarin e Serbisë,
Kontrabandë,
Rrugë ilegale,
Barrikada, dhe
Radojçiçin kryeministër në veri!

Këto lartë na japin me besu se më shumë keni qenë t’koordinuar me krimin e organizuar se me ndërkombëtarët!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here