8 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore.
Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët e lartë të shtetit dhe politikës.
Një prej tyre që ndau një reagim ishte kryeministri Edi Rama, që e cilëson Nënë Terezën si gruan e paqes në botë.
Krahas rreshtave ku kujton këtë ditë, kryeministri ka bashka ngjitur edhe një foto të saj, ku shkruhet një prej thënieve të Nënë Terezës:
“Gjej një minutë për tu menduar, gjej një minutë për tu lutur, gjej një minutë për të qeshur”
Në krye të kësaj shprehjeje, Rama ka shkruar:
“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur!”