Teuta Krasniqi flet hapur për martesat e hershme dhe thotë se nuk është pro tyre

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, e cila ishte e ftuara e parë në sezonin e dytë të emisionit “Canapé” në T7, moderuar nga Shpend Lipa, ka ndarë qëndrimin e saj të hapur kundër martesave të hershme

Gjatë bisedës, Krasniqi theksoi se martesa është një vendim i rëndësishëm në jetë dhe nuk duhet marrë me nxitim, veçanërisht në moshë të re.

“Mos u martoni herët!”– ishte mesazhi i prerë i aktores, e cila nënvizoi rëndësinë e pjekurisë dhe përgatitjes personale për një marrëdhënie kaq të ndërlikuar dhe përgjegjëse siç është martesa.

Sipas saj, njerëzit duhet të njihen më mirë me veten dhe të krijojnë një bazë të fortë përpara se të vendosin të ndajnë jetën me dikë tjetër.

Se çfarë tha më shumë për këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here