I fyen dhe më pas i sulmuan dy policë në veri, Policia jep detaje

“Më 10 shtator 2024, katër persona të rritur kanë fyer dhe më pas kanë sulmuar dy policë në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut. Më pas janë larguar, ku ka mbetur i lënduar njëri nga policët”, ka thënë shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë për arrestimin e të rinjve serbë në Mitrovicë.

Njësitet policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit në rrugën “Knez Milloshi”. Ata janë dërguar në stacionin policor dhe më pas në kontroll mjekësor. Atyre iu është bërë alko-testi, është bërë matja dhe ka rezultuar se të tre prej tyre ishin nën ndikimin e alkoolit. Me urdhër të prokurorit të shtetit ata janë ndaluar”, ka shtuar Fejza.

Kryetari i partisë serbe “Demokracisë Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq ka postuar në Facebook një video të arrestimit. Ai ka pretenduar se të rinjtë ishin “rrahur brutalisht”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here