Apple prezanton iPhone 16, konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij

Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe telefonëve të rinj, pritjes i erdhi fundit. Kompania e njohur Apple ka hedhur ditën e sotme në treg iPhone 16, i cili konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij.

Telefonët iPhone 16 Pro janë pak më të mëdhenj, krahasuar me paraardhësit e tyre. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, gjë që i lejon përdoruesit të kenë një ekran më të madh për lojëra dhe filma.

Sipas kompanisë Apple, celularët e rinj janë më të hollë, kanë një bateri që reziston më shumë, si dhe vijnë në 4 ngjyra të ndryshme.

iPhone 16 i ri do të fillojë nga 799 dollarë, iPhone 16 Plus nga 899 dollarë dhe çmimi me i lartë arrin në 1599 dollarë.

Telefoni i ri, përmes Inteligjencë Artificiale do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacion për gjërat rreth tyre vetëm duke drejtuar kamerën.

Kështu, një përdorues mund ta drejtojë kamerën drejt një restoranti dhe iPhone 16 do të nxjerrë informacione si komentet, menunë dhe mënyrën se si të bëni një rezervim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here