Hallkat elektronike, shpresë për mbrojtjen e viktimave nga dhunuesi

Viktimat e dhunës në familje pritet të jenë më të sigurta me vendosjen e hallkave elektronike për monitorimin e dhunuesve.

Përmes tyre, dhunuesit do të monitorohen nga policia, në mënyrë që të mos u afrohen viktimave, që në shumicën e rasteve janë vajzat dhe gratë.

Ani pse ky ligj ka 9 vite që ka hyrë në fuqi, tek sivjet pritet të gjejë zbatim në Kosovë.

Para disa ditësh, Ministra e Drejtësisë ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar kontratën me një Operator Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike.

Nga Ministria e Drejtësisë u tha se këto hallka pritet që shumë shpejt të gjejnë shtrirje në territorin e Kosovës.

“Hallkat elektronike janë diqka që vendosen në dorë ose në këmbë dhe është sistem që përcjellët me lëvizjet e kryerësit të dhunës në familje në mënyrë që ai të mos i afrohet viktimës. Dhe të alarmohet viktima për çdo rast të dhunuesit andaj policia e monitoron si proces”, ka thënë Nazlie Bala, këshilltare politike e ministres së Drejtësisë.

Aktivistë që mbrojnë të drejtat e grave vlerësojnë se ky veprim i nevojshëm do të duhej të merrej shumë më herët

Kadri Gashi, drejtor ekzekutiv i organizatës, ka thënë se mendon që do të jetë një mbikëqyrje ma e rreptë dhe rigoroze, kjo do të ndihmoj sidomos te pjesa e përsëritjes së dhunës por edhe në parandalimin e dukurive negative.

Edhe ekspertët e sigurisë thanë se ky veprim i domosdoshëm është i vonuar

“Pra ne jemi të vonuar dhe po shpresojmë që në një afat të shpejt Brenda vitit të kemi në shfrytëzim dhe përdorim këto hallka të sigurisë që kanë impact të drejtpërdrejt në ofrimin e sigurisë private për qytetarët që janë të kërcënuar nga persona të dyshuar”, ka thënë Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë.

Pajisjet elektronike të monitorimit, pas vendimit gjyqësor, do t’i vendosen çdo personi që ka kryer vepër penale. /RTK/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here