Gratë janë ato të cilat bartin pjesën kryesore të barrës familjare.
E sidomos kur është në pyetje rritja dhe edukimi I fëmijëve përkushtimi më i madh bie mbi to, shkruan Lajmi.net
Një gjë e tillë është vërtetuar edhe në sondazhin e fundit të publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), realizuar me kosovarë.
Sipas këtij sondazhi gratë kosovarë nuk kandidojnë në politikë pasi që ato preokupohen për rritjen e fëmijëve.
Me një shumicë prej 63%, ata janë përgjigjur se gratë kosovare nuk kandidojnë në poste politike, për shkak se janë të preokupuara në rritjen e fëmijëve të tyre.
Tutje me një shifër prej 57%, vie mendimi se gratë kosovare nuk kanë rrjet mbështetës për këto detyra.
Madje vlerësohet se ato kanë frikë nga dhuna, nëse u hyjnë garave të tilla.