Pronat e konfiskuara të terroristit Milan Radoiçiq, i cili është autor kryesor i sulmit në Banjskë në shtator të 2023-tës, do të shfrytëzohen nga organet e sigurisë së Kosovës.
Të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u miratuan ndryshimet që mundësojnë këtë hap.
Por, avokat Naim Rudari, thotë se këto objekte duhet të studiohen për të parë nëse vërtetë i shërbejnë policisë.
Rudari tha se vila e Radoiçiqit është e rrezikshme për t’u shfrytëzuar nga organet e sigurisë së Kosovë.
“Vlerësoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme që të gjithë pjesën prapa ta ketë në pyll. Këtu mund të kanoset ndonjë rrezik i papritshëm dhe mund të jetë dhe mund të jetë tejet mirë i përgatitur, mund të futet dikush deri në brendësi, meqenëse vendi është i tillë“, tha Rudari në Klan.