Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Podujevë, ku një grua dyshohet se u gjet e varur në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Batllavë, raporton Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Bahtije Behrami Berisha e cila dyshohet se i dha fund jetës ende në rrethana të pasqaruara.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët kujdestar kanë konstatuar vdekjen e viktimës, si dhe trupi i pajetë është derguar në IML për obduksion.
Rasti është inicuar si ‘Hetim i Vdekjes’ nga ana e Policisë së Kosovës.