Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Senik në Malishevë, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar në rrethana akoma të paqarta. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, teksa tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima që u gjet pa shenja jete është Nezir Brahaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Brahaj vdiq sot në mesditë dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ende s’dihet shkaku i vdekjes së tij dhe për ta zbardhur rastin në plotni, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hetim.