Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një shpellë në Hënë. Të paktën 100 metra thellësi, kjo shpellë mund jetë vend ideal për njerëzit që të ndërtojnë një bazë të përhershme jetese, kanë thënë studiuesit, ka raportuar BBC-ja.
Ajo është vetëm një prej qindra shpellave të fshehura në Hënë, derisa astronautja e parë britanike që udhëtoi në hapësirë, Helen Sharman, ka deklaruar se shpella e zbuluar duket vend perfekt për një bazë jetese.
Ajo ka thënë se në 30 vjetët e ardhshme, njerëzit mund të jetojnë në Hënë.
Shpella ka një dritare që të çon poshtë në mure vertikale dhe një dysheme të pjerrët që mund të shtrihet teposhtë.
Sipas studiuesve Lorenzo Bruzzone dhe Leonardo Carrer, shpella është krijuar miliona apo miliarda vjet më parë kur llava rrodhi në Hënë, duke krijuar një tunel.
“Është vërtet emocionuese. Kur i bëni këto zbulime dhe shikoni këto imazhe, kuptoni se jeni personi i parë në histori të njerëzimit që e shihni atë”, ka deklaruar Carrer.
Në fund të fundit, jeta në Tokë filloi në shpella, kështu që ka kuptim që njerëzit të mund të jetonin brenda tyre”, ka shtuar ajo.
Shpella ende nuk është eksploruar plotësisht, por studiuesit shpresojnë se radarët depërtues në tokë, kamerat apo robotët mund të përdoren për të hartuar atë.
Deri më tani, jetesa në Hënë nuk është e mundur për shkak të mungesës së ajrit të dendur, mbrojtjes nga rrezatimi dhe të gravitetit të ulët. Aty mungojnë edhe uji dhe burimet ushqimore e energjike.