14.7 C
Pristina
E enjte, 17 Tetor, 2024

Paga për një jetesë bazike të dinjitetshme është llogaritur të jetë 1,152 €

Nga Gëzim Selaci

Numri mesatar i anëtarëve në një familje ne Kosovë është 4.5 anëtarë (Agjencia e Statistikave).

Për një familje me katër anëtarë, paga per nje jetese bazike te dinjitetshme është llogaritur të jetë 1,152 € neto.

Vetëm tre sektorë ekonomikë plotësojnë pagën e jetesës për të dyja gjinitë: “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar”, “Informacion dhe komunikim” dhe “Veprimtaritë e organizatave dhe organeve ekstraterritoriale”.

Per fat te keq sektori i arsimit paguan nën pagën e jetesës. Po kështu edhe sektori i artit, kulturës dhe rekreacionit.*

Prandaj, jeta arsimore dhe kulturore dhe oferta artistike e rekreative është e vobektë në shoqërinë tonë, ndërsa debati kulturor mbizotërohet nga dy rryma: këta me hadithe të buta dhe ata me hadithe të ashpra.

Nëse marrim parasysh edhe lehtësirat në lëvizjen e popullsisë jashtë vendit për punë te përhershme ose sezonale, këtu kanë me sundu shefat dhe punonjesit e KEK-ut, KEDS-it, bankave, kompanive të sigurimit, Postës, spitaleve, IT develloperat dhe punëtorët e kompanive transkombëtare.

Kullturën, artin e rekreacionin kanë me ta ofru televizionet e korporatave, natyrisht bashkë me keta me hadithe te buta ose me këta me hadithe te ashpra. #urimeintegrime

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here