4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s, ja si reagon Macroni

Jehona e atleteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitet e NATO-s vijon edhe në samitin e Uashingtonit.

Duket se Rama e ka kthyer në rutinë veshjen e atleteve të bardha me kostum në takimet me liderët e NATO-s. Një detaj që gjithmonë nuk i shpëton opinionit publik dhe medias vendase dhe ndërkombëtare.

Mënyra e veçantë e prezantimit të Ramës dhe veshja aspak protokollare e tij u shfaq sërish. Atletet e bardha të kryeministrit kanë bërë sërish xhiron e rrjeteve sociale.

Në një video që qarkullon në media duket se atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar vëmendjes edhe nga Presidenti francez Emanuel Macron, i cili nuk ka hezituar që ti japë një shenjë “aprovimi” sapo e ka parë kryeministrin shqiptar. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here