Demantohet raportimi se NDI ka bërë sondazh, lajmi ishte tërësisht i pavërtetë

(LAJM I PËRMIRËSUAR)

Raportimi se organizata NDI ka realizuar një sondazh lidhur me përkrahjen e opinionit për partitë politike del të jetë i pavërtetë.

Ky lajm u publikua nga Gazeta Paparaci, por pas një hulumtimi nga Krypometri i kallxo.com del se lajmi është i pavërtetë.

“Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) është njoftuar për një raportim që po qarkullon në media sot, i cili pretendohet të japë rezultate të një sondazhi të NDI-së për renditjen e partive politike në Kosovë. Atribuimi i këtij raporti nuk është i vërtetë dhe nuk i përket NDI-së”- thuhet në përgjigjen e NDI-së dhënë për Krypometër, më 13.06.2024.

Publikimi i këtij lajmi, që i atribuohet NDI-së, është bërë në ditën kur Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) e ka organizuar konferencën që i kushtohet dezinformatave, DISICON.

Korrespondenti pasi ka shpërndarë këtë lajm duke rënë në lajthitje, ka përmirësuar atë dhe për këtë veprim u kërkon falje lexuesve të saj.

_________________________

Ky ishte artikulli i publikuar në portalin tonë ditën e djeshme:

Sondazhi i fundit i organizatës amerikane, NDI: Vetëvendosjes e para PDK-ja e dyta

Matjet e fundit se ku qëndrojnë partitë politike tregojnë ndryshime të mëdha në përkrahjen e tyre nga qytetarët.

Një sondazh i fundit i realizuar nga organizata amerikane Instituti Demokratik Ndërkombëtar (NDI), tregon se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një rënie të madhe në besueshmëri.

Sondazhi, i cili është realizuar këtë muaj, pavarësisht se e ka vendosur të parën Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, ka treguar se partia në pushtet ka një rënie prej rreth 14 për qind nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Vetëvendosje do t’i fitonte 36 për qind të votave, bazuar në sondazhin e NDI, rezultatet e së cilit i ka siguruar Paparaci.

Ngritje të hovshme rezulton të kenë shënuar dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Bazuar në matjet e NDI-së, PDK-ja ka dal partia e dytë me përkrahje. Partia që e nominoi si kandidat për kryeministër kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën do të merrte 26 për qind të votave në zgjedhjet nacionale, sipas sondazhit.

Ngritje në këtë matje ka shënuar edhe LDK-ja, e cila figuron të jetë partia e tretë me 24 për qind.

Edhe AAK-ja, e cila në zgjedhjet e fundit nacionale fitoi pak mbi 7 për qind të votave, ka rezultuar me rritje në matjet e NDI. Sipas sondazhit të organizatës amerikane, AAK-ja del të jetë partia e katërt me rreth 10 për qind.

Instituti Demokratik Ndërkombëtar është një organizatë jo-qeveritare amerikane e cila përkrahet nga Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe fondacione të tjera ndërkombëtare. NDI rregullisht merret me matje të opinionit rreth përkrahjes për subjektet politike.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, LVV-ja e kishte marrë saktësisht atë që dëshironte. Rezultati përfundimtar e nxori atë të parën me mbi 50 për qind. 49 për qindëshin tjetër ua kishte lënë të gjitha partive të tjera bashkë.

Në këto zgjedhje, PDK-ja doli e dyta me 17 për qind.

Derisa LVV-ja po shënonte rezultatin më të thellë ndonjëherë në zgjedhje, LDK-ja doli me më së paku vota në historinë e saj.

LDK-ja që atëherë udhëhiqej nga Isa Mustafa mori 12.7 për qind të votave. Ndërkaq, AAK-ja kishte marrë 7.1 për qind të votave.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here