15.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

“Të dobët, q** nanën”, RTK pasi dikush shau ushtarët gjatë transmetimit: Audio është marrë nga organizatori

Radiotelevizioni i Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket një pjese ku dëgjohet dikush duke sharë gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas tyre, audio është marrë i miksuar prej organizatorëve.

“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjate transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në sqarimin e menaxhmetit të RTK-së.

Ndryshe, një person është dëgjuar duke i sharë ushtarët.

A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë një person prapa kamerës.

Në sektorin e komenteve në kanalin e Youtube të RTK-së, shumë njerëz reaguan ashpër pas këtyre fjalëve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here