Kurti lavdëron FSK-në: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë përparim të madh, ndërsa ka përmendur edhe dyfishimin e buxhetit për armatim, ndërsa ka thënë se FSK-ja e ka origjinën nga UÇK-ja.

Duke folur për funksionimin e FSK-së, Kurti ka ka përmendur blerjen e dronëve “Bayraktar”, ndërsa ka premtuar që do t’i shtohen sistemi amerikan raketor anti-tank, “Javelin”. Ai ka thënë se liria e Kosovës ka ardhur nga lufta e drejtë e UÇK-së dhe nga ndihma e NATO-s.

Parakalimi juaj sot këtu na mbush me krenari dhe na jep ndjena të sigurisë. Jam shumë i gëzuar të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së.

Kjo është si rezultat i investimeve dhe punës sonë shumëvjeçare e veçanërisht të tri viteve të fundit. Kjo është arritur fal dyfishimit të buxhetit, trefishimit të armatimit. Tani janë pajisur edhe me armë të rënda deri me dronët ‘Bayraktar’ e që së shpejti do t’i shtohet edhe sistemi amerikan raketor anti-tank, ‘Javelin’. Një e treta e ushtarëve do të parakalojnë sot.

Do të doja që në këtë ditë të rëndësishme kjo paradë të na shërbejë si një nxitje për t’i ripërtërirë ndjesitë tona për liri. Liria e Kosovës ka ardhur përmes gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të rënë. Liria e Kosovës erdhi nga lufta e drejtë e UÇK-së, përfaqësuesit politik i të cilës ishte baca Adem. Liria e Kosovës erdhi nga forcat e NATO. Lë të punojmë për çdo ditë që ta bëjmë lirin tonë sa më cilësore”, u shpreh Kurti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here