4.7 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie

Sot rreth orës 04:49 në Prelez të Jerlive në Ferizaj, policia ndaloi shoferin H.R, 24-vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe testimit me alkooltest, i njëjti ka rezultuar që kishte konsumuar edhe alkool (0.36 promila).

“Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj dhe është përjashtuar nga komunikacioni” bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Mirëpo, disa minuta më vonë shoferi i njëjtë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve, u ndalua përsëri, kësaj radhe me shpejtësi 140 km/h.

Ndaj tij, policët kanë shqiptuar gjobën e dytë me dënim 500 euro, 5 pikë negative 6 muaj heqje të patentë shoferit, si dhe i është konfiskuar vetura.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, të mos bëjnë tejkalime të shpejtësisë dhe të mos drejtojnë veturat nën masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit” bën thirrje policia.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here