Apeli i dha vulën dhe logon Berishës, zbulohet lëvizja e radhës e Lulzim Bashës

Pasi Apeli vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Berishës, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka njoftuar se do të mbledhë sot në orën 17:00 strukturat e grupit të tij, krerët e degëve dhe këshillin kombëtar për të vendosur vijimin e grupimit demokratik.

Pritet të shihet çfarë do të ndodhë tani që Basha ka prezantuar dhe programin elektoral si dhe ka deklaruar se ka kandidatë gati për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Deri tani, Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së, Berishës.

Trupa gjykuese rrëzoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Vendimi i Apelit i jep fund çështjes së vulës së Partisë Demokratike që prej 3 vitesh endej dyerve të gjykatave.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here