Një kamera sigurie në Kosta Rika ka kapur vrasjen e një 53-vjeçari nga fqinji i tij pas një sherri për një matës uji të përbashkët.
Autori i krimit është Eduardo Ramírez Zamora , i cili nuk ka nguruar të qëllojë nëntë herë fqinjin e tij Otoniel Orozco Mendoza nga një distancë e shkurtër.
Përleshja vdekjeprurëse me sa duket filloi me dy gra që po ziheshin për një matës të përbashkët uji, sipas mediave lokale. Në një moment të shkrepjes, shfaqet Zamora, i cili ndonëse fillimisht duket se po përpiqet të largojë gruan e tij, më pas shfaq një armë të cilën e gjuan para se ta vendosë në bel.
Tensioni u përshkallëzua kur Mendoza e qëlloi me grusht dhe Zamora iu kundërpërgjigj duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar drejt tij 9 herë. Ai ka vazhduar ta qëllojë edhe pse viktima kishte rënë në tokë.
Sipas fqinjëve të dy çifteve, grindjet mes tyre kishin nisur prej kohësh. Mendoza, i cili u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, ishte zhvendosur në Kosta Rika nga Nikaragua.
Gunman in Costa Rica fatally shot his neighbor after an argument over a shared water valve.
Eduardo Ramirez Zamora, the murderer, was awaiting trial for a prior gun assault on Orozco Mendoza. His lawyer stated they had faced off in court at least 6 times.pic.twitter.com/p57LQznVXX
— BoreCure (@CureBore) June 5, 2024