“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark”: Skulptura e Leotrimit të vrarë në luftë do të vendoset në Skenderaj

Skulptura e Leotrim Ahmetit, vogëlushit nga Rrezalla të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, do të vendoset shumë shpejt në qytetin e Skenderaj.

Në këtë skulpturë do të vendosen edhe fjalët e fundit të vogëlushit, të cilat ishin thënë pasi ishte goditur nga një granatë e forcave serbe.

Fjalët e tij i kishte transmetuar nga nënë e tij Shukrie Ahmeti.

“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë”, kishte cituar Shukrie Ahmeti fjalët e djalit të saj.

Në shtator të vitit 1998 forcat serbe kishin sulmua me fshatin, ku si pasoj kishin mbetur të varë shumë civil, në mesin e tyre edhe Leotrimi.

Skulptura në fjalë është punuar nga Sabri Behramaj.

Skulptura që do të vendosen në qytetin e Skenderaj është shpërndarë nga shumë fikura publike.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here