Për vrasjen e Abedin Bytyqit në Peqan të Suharekës në vitin 2016, Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që të rrisë dënimin për dy të akuzuarit.
Bashkëshortja e viktimës Resmije Bytyqi në nëntor të vitit 2021 ishte dënuar me 20 vjet, ndërsa gjykata ka vendosur që t’i rrisë dënimin edhe për 5 vjet të tjera.
Dënimi thuajse i është dyfishuar edhe të akuzuarit tjetër, Fadil Fetiut. Me akuzën për ndihmë në vrasje të rëndë, Fetiu ishte dënuar me 12 vjet burgim në një vendim të vitit 2021, ndërsa me vendimin e sotëm gjykata i ka dhënë atij 25 vjet burgim.
Vendimi për Murat Ademin me 25 vjet burgim ka mbetur i njëjtë në njoftimin e sotëm të Gjykatës.
Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndëramrrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojn viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin./Indeksonline/