Kohët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video që tregojnë vetitë e dobishme të ujit të orizit për lëkurën. Nuk është një trend në fakt, sepse uji i orizit është përdorur për qindra vjet në Japoni, Kore dhe Kinë. Është një lëng i përftuar nga orizi dhe përdoret si tonik për lëkurën. Ai ndihmon në reduktimin e njollave të zeza, shkëlqimin e lëkurës dhe vepron kundër rrudhave.
Nëse vendosni ta provoni, aplikojeni në lëkurë të pastër dhe pasi të jetë tharë plotësisht, vazhdoni me një serum dhe krem si zakonisht.
Po për ta përgatitur?
Do ju duhet një gjysmë filxhani oriz dhe dy gota ujë. Kalojeni orizin në ujë dhe lëreni për 30 deri në 60 minuta. Pasi ta kulloni merreni dhe aplikojeni në lëkurë. Por me kujdes! Nuk duhet ta përdorni të njëjtin lëng orizi disa herë pasi mund të kontaminohet me baktere duke shkaktuar infeksion në lëkurë.
Uji i orizit nuk ka efekte anësore për shumicën e njerëzve, por nëse keni ndonjë shqetësim, është mirë të konsultoheni me një dermatolog përpara se ta shtoni në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.