Krasniqi ‘diss’ LDK-së e AAK-së: E kam të vështirë ta kuptoj dhe arsyetoj se pse i refuzuan zgjedhjet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ka humbur mundësia për shëprndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja të parakohshme.

Krasniqi tha në një konferencë për media se shpërndarja e Kuvendit ishte e vetmja mundësi reale.

“Edhe për ne dorëheqja ka qenë mënyra e preferuar e shkuarjes në zgjedhje, por të gjithë e dimë që si mundësi reale në tavolinë ishte vetëm shpërndarja e Kuvendit. Prandaj, duke e parë nevojën e madhe që vendi të shkojë në zgjedhje, mandati të kthehet te qytetarët, për ne më shumë kishte rëndësi qëllimi, sesa mënyra”, tha Krasniqi.

Ai tha se “Kosova po humb kohë të vlefshme, procese të rëndësishme e miq me vlerë si pasojë e këtij mentaliteti qeverisës”.

Kështu, Krasniqi tha se se nuk e kupton se pse LDK-ja dhe AAK-ja nuk e mbështetën në idenë e shkuarjes në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Për fat të keq, kolegët tanë nga partitë opozitare nuk ishin të gatshëm njësoj si ne. Ndoshta atyre u duhet më shumë kohë, por koha nën këtë qeverisje po shkon në dëm të qytetarëve”, tha Krasniqi.

“Refuzimi për të shkuar në zgjedhje të hershme, për mua vërtet mbetet befasues. Nuk dëshiroj të spekuloj se a janë të papërgatitura partitë opozitare, a kanë nevojë për kohë më shumë, por një gjë e di, nuk më kujtohet ndonjë rast tjetër në historinë e demokracisë parlamentare ku Qeveria thotë ‘ejani të shkojmë në zgjedhje, jam e gatshme’, e opozita thotë ‘jo, vazhdoje mandatin deri në fund’. Këtë e kam të vështirë ta kuptoj, por e kam të vështirë edhe ta arsyetoj”, tha ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here