Shqiprim Arifi: Kurti është në lojën e Vuçiqit dhe Putinit

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur për Front Online për prezencën e kryeministrit kosovar Albin Kurti në fushatën e kandidates për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani.

Arifi ka thënë se ky veprim krijon përçarje në trojet shqiptare dhe proceset politiko-shqiptare.

Ai për Kurtin ka thënë se po e përkrah një parti e cila është “krah e Qeverisë serbe”.

“Kurti nuk është i interesuar për stabilitet në rajon dhe s’ka interes që të realizoj politika të Kosovës apo shqiptarëve në përgjithësi.

Kurti është në planin e mirëfilltë të Putinit dhe Vuçiqit. Kurti e përkrah një parti në Luginë që është këshilltarja e tij dhe është krah e Qeverisë së Serbisë, sepse e kanë votuar programin qeverisë serbe më 2016, me në krye Aleksandër Vuçiqin. Përzierja e tij krijon përçarje në trojet shqiptare dhe proceset politiko-shqiptare”, ka potencuar Arifi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here