Qoku thotë se programi “shoqëror e kombëtar” i VV’së do të përfaqësohet në parlamentin maqedonas

Bekim Qoku, të cilin Kurti e kishte emëruar këshilltar kohë më parë, ka arritur që të futet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut si deputet në kuadër të koalicionit VLEN pas zgjedhjeve që janë mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Qoku në një postim që ka bërë pas marrjes së mandatit, ka thënë se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të jetë përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se do të implementojë programin shoqëror e kombëtar të VV-së.

Në këtë mandat të legjislaturës së re të Kuvendit republikan të MV, programi shoqëror e kombëtar i VV do të jetë i përfaqësuar në shtëpinë ligjvënëse. Falënderoj votuesit dhe simpatizuesit e VV që mundësuan ndryshimin në këtë vend. Dihet se ata janë shumë më shumë se sa votat që duhen për një deputet. Përveç si numër, ata reflektojnë dhe frymë në këtë ndryshim historik të demokracisë së re në vend.

Bashkë do të rritemi!”, ka shkruar Qoku.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here