E padëgjuar! 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange të Francës verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të padëgjuar më parë për të shmangur mbylljen e një klase, duke regjistruar katër dele.

Nisma, e zyrtarizuar me një kartë me emrat dhe mbiemrat e kafshëve, përfaqëson një provokim kundër ligjit francez, i cili kërkon mbylljen e të gjitha klasave të shkollës nëse nuk arrihet një numër minimal nxënësish. Mbarështuesi i deleve të regjistruara është gjithashtu prind i disa fëmijëve në institutin pranë Sarrebourg.

Lista e nxënësve në shkollën e bashkimit Nitting-Voyer-Hermelange, e përbërë nga pesë klasa, mbeti në 94, kundrejt kufirit minimal prej 98 nxënësish të vendosur nga Ministria Franceze e Arsimit. Siç raportojnë prindërit për mediat lokale, protestat kundër “këtij ligji absurd nuk kanë arritur asgjë. Prandaj ne kemi vendosur të përgjigjemi me një vendim po aq absurd”.

Krahas synimit për protestë dhe provokim, prindërit e studentëve janë përballur me respektimin e plotë të rregullave burokratike. Formulari i regjistrimit për secilën dele përmban shënimin e dy prindërve, adresën e vendbanimit dhe datën e lindjes.

Komuna më pas përcolli dosjet e John Deere, Valériane Deschamps, Phil Tondus dhe Marguerite Duprès në Arsimin Kombëtar. Katër delet më pas u mirëpritën në shkollë me shenja mirëseardhjeje nga shokët e tyre të klasës, të kompletuar me akomodim “të rehatshëm” në një rrethim jashtë institutit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here