Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.Personi që vdiq është gjinekologu i njohur Jakup Dobranja.
Të afërmit e tij kanë njoftuar për vdekjen tij në “Facebook”.Lajmin se një person ka vdekur në aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai.Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.