8.8 C
Pristina
E premte, 25 Tetor, 2024

Komuniteti nuk pranoj regjistruesit, ndaj edhe kjo komunë kërkon shtyrjen e procesit të votimit

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha sot se i jemi afruar shifrës prej 1.5 milion banorëve të regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë.

I paraparë të përfundojë më 17 maj, regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet shkaku i një kërkese të Komunës së Dragashit për shtyrjen e procesit.

Dragashi ka bërë javën e kaluar kërkesë për t’u shtyrë afati i përfundimit të procesit të regjistrimit të popullësisë. Dragashi ka sfidë me komunitete. Janë disa zona, vendbanime që kanë refuzuar të pranohen. Nuk janë pranuar ata regjistrues të cilët i kemi caktuar dhe tani kemi dërguar të tjerë regjistrues atje”, tha Kastrati.

Procesi është paraparë të përfundojë më 17 maj.Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here