Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të.
Ajo ka kaluar ditën me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, shkruan Indeksonline.
Në disa fotografi të postuara në Facebook, Haxhiu bashkë me familjen rrezatojnë lumturi dhe pozitivitet.
Këtë ditë të veçantë, ajo e ka kaluar në oborrin e shtëpisë, e shoqëruar nga njerëzit më të dashur të saj.