Tre persona të dyshuar për grabitës dhe dy policë shkëmbyen zjarr mes vete, kur forcat e rendit i zunë ata në vendin ku po kryhej vjedhja, pa zbardhur mëngjesi i së enjtes.
E gjithë ngjarja ndodhi në shtëpinë e priftit të Kishës Katolike në Zllakuqan, i cili edhe e kishte lajmëruar policinë, pasi i kishte parë hajdutët.
Polici mbi të 40-tat i cili u plagos në këmbë, u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në kërkim nga forcat e rendit.
Policia e ka cilësuar rastin si grabitje dhe tentim vrasje, ndërsa ende nuk dihet çka është vjedhur brenda shtëpisë.
“Ende dihet saktë por pasi hetuesia e ka cilësuar edhe si grabitje do të thotë që ka pasur vjedhje por shuma nuk dihet..”, tha Fadil Gashi, zëdhëns i Policisë për Rajonin e Pejës.
Ndryshe nga polici, prifti shpëtoi pa ndonjë lëndim.
“Gjendja e priftit është e mirë, ai tani është duke punuar dhe duke dhënë deklarata njësive kompetente policore..”, tha Gashi.
Ky nuk është rasti i parë i vjedhjes në këtë shtëpi. Vitin e kaluar, hajdutët i vodhën mbi 4 mijë euro. /atvlive.tv
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: