Google prezanton ‘mësimin e udhëhequr’ me Gemini AI

Google ka prezantuar një veçori të re në Asistentin e tij, Gemini AI, të quajtur “mësim i udhëhequr”, e krijuar për t’i ndihmuar përdoruesit të kuptojnë thellë temat që po studiojnë, në vend që të marrin vetëm përgjigje të gatshme.

Sipas CEO-së Sundar Pichai, kjo mënyrë funksionon si një “shok mësimi” që e udhëheq përdoruesin përmes pyetjeve dhe hapave të strukturuar, duke ofruar mbështetje gjatë gjithë procesit. Përveç tekstit, ky modalitet mund të përfshijë edhe foto, video apo kuize interaktive. Google ka punuar ngushtë me studentë, mësues, studiues dhe ekspertë të arsimit, duke u mbështetur te parimet e shkencës së të nxënit për të siguruar efikasitetin e tij, transmeton KultPlus.

Ky hap vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po hyjnë gjithnjë e më shumë në sektorin e arsimit, mes kritikave se mjetet e AI-së po përdoren nga studentët për të kopjuar. Si Gemini, ashtu edhe funksioni i ngjashëm i prezantuar së fundmi nga ChatGPT, synojnë të nxisin mësimin aktiv, megjithëse mbetet për t’u parë nëse studentët do t’i zgjedhin këto metoda mbi marrjen e përgjigjeve të menjëhershme.

Google ka hapur aplikimet për Planin AI Pro njëvjeçar falas deri më 6 tetor 2025 për studentët mbi 18 vjeç nga SHBA, Japonia, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Brazili. Përveç kësaj, kompania ka ndarë një fond prej 1 miliard dollarësh për një program trevjeçar që mbështet arsimin në SHBA, përfshirë iniciativat për edukimin në fushën e inteligjencës artificiale, kërkimin shkencor dhe ofrimin e burimeve kompjuterike në cloud.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here