Elon Musk habit me deklaratën: ‘Unë jam një alien, por askush nuk më beson’

Elon Musk ka thënë në një takim me krerë të grupeve teknologjike se ‘është një alien’ dhe këtë ua thotë vazhdimisht njerëzve, “por askush nuk më beson” kishte thënë ai më tej teksa fliste në lidhje direkte me konferencën botërore të teknologjisë VivaTech në Paris.

Pronari i grupit Tesla, rrjetit X dhe programit raketor SpaceX përmendi faktin e habitshëm me një audiencë të gjerë kuadrosh, të cilët me sa duket supozonin se ai po bënte shaka.

Prezantuesi nenje pike gjatë intervistës e kishte pyetur: “Disa njerëz besojnë se ju jeni një alien.”

52 vjeçari Musk, nënqeshi dhe më pas u përgjigj: “Po jam një alien – po, ua them vazhdimisht njerëzve se jam një alien. Por askush nuk më beson.”

Musk ka lindur zyrtarisht në Transvaal, në Afrikën e Jugut në 1971 por ka gjithashtu qytetari amerikane dhe kanadeze.

Në fjalën e tij në lidhje direkte me konferencën, Musk tha më tej se ‘mund të jepte prova konkrete se ishte një alien’ dhe do t’i shpërndante në rrjetin e tij X/Twitter.

Më pas ai përsëriti kërcënimin se inteligjenca artificiale mund të dëmtojë njerëzimin në shumë aspekte dhe parashikonte se robotët inteligjencë do të zhduknin shumë vende pune për njerëzit.

“Ka shumë mundësi të mos mbeten vende pune për ne”, tha ai duke shtuar se ‘puna’ që ne njohim, do të kthehet në një ‘hobby’ pasi sipas tij “robotët do të furnizojnë me të gjithë mallrat e shërbimet”.

Ndërkohë ai paralajmëroi se i duhet dhënë prioritet ndershmërisë dhe jo ‘korrektësisë politike’ për të shmangur përhapjen e dezinformacionit.

“Inteligjenca artificiale ‘AI’ duhet të trajnohet për të qenë e sinqertë deh të plotësojë kriteret e ‘korrektësisë politike që preferojnë qeveritë”, tha ai, sipas rrjetit DailyStar.

Në lidhje me alienët ai shtonte seriozisht, se nuk besonte at që thonë se ka alienë që jetojnë në tokë, e se madje ‘ata komandojnë njerëzimin’.

“Për disa arsye të çuditshme ata që besojnë se mes nesh këtu ka alienë, besojnë se njeriu nuk ka shkelur kurrë në hënë. U surprizova, sepse duhet ta mendoj këtë.”

Musk tha se asnjë nga anijet e tij kozmike të SpaceX që kanë dalë në orbitë ose rreth 6,000 satelitët e lëshuar, nuk kanë prodhuar prova për alienë apo inteligjencë jo-njerëzore.

“Nuk kam parë prova për alienë dhe nuk kam fluturuar kurrë pranë një UFO,” tha në fund Musk, shkruan rrjeti satirik. /TCH

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights