Disa hakerë pretendojnë se kanë vjedhur 740 GB të dhëna nga Viberi

Hakerët pro-palestinezë që e quajnë veten “Handala Hack” pretendojnë se kanë hakuar 740 GB të dhëna nga aplikacioni i mesazheve Viber, duke përfshirë kodin burimor – e Viber mohon shkeljen, por po heton – ndërsa përdoruesit këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet.

Në postimin e tyre në Telegram, Handala Hack pretendon se vodhi mbi 740 GB të dhëna, duke përfshirë kodin burimor të Viber. Grupi kërkon një shpërblim prej 8 Bitcoin, ose 583 mijë dollarë, për informacionin e vjedhur.

“A e keni parë më parë panelin e menaxhimit të Viber Messenger? A mund të imagjinoni gjigantët e teknologjisë të lidhur me regjimin pushtues, çfarë informacioni të qytetarëve ruajnë”, thuhet në postimin e këtij grupi.

Siç shihet nga Hackread.com, pretendimi u shoqërua me një imazh që supozohej se tregonte një listë drejtorie.

Viber, një aplikacion mesazhesh i prezantuar në vitin 2010 dhe i blerë nga firma japoneze Rakuten në 2014 për 900 milionë dollarë, i është përgjigjur pretendimeve të hakerëve.

Kompania ka mohuar çdo provë për ndërhyrje në sistemet e saj, por ka konfirmuar se tashmë ka nisur një hetim për të verifikuar nëse ka ndodhur një shkelje e sigurisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights