Apple u ka ofruar përdoruesve të iPhone një vit shtesë falas të veçorisë satelitore “Emergency SOS”

Apple premtoi dy vjet përdorim falas të funksionit të satelitit, “Emergency SOS” kur prezantoi serinë iPhone 14, por tani e ka zgjatur atë periudhë në një vit tjetër.

Siç e dini, funksioni Emergjenca SOS përdoret për të kontaktuar shërbimet e urgjencës nga vende që nuk mbulohen nga rrjeti celular.

Apple njoftoi se periudha pa pagesë e përdorimit të veçorisë për përdoruesit e iPhone 14 që kanë aktivizuar pajisjet e tyre në vendet që mbështesin Emergjencën SOS përmes satelitit përpara datës 15 nëntor të vitit 2023, do të zgjatet edhe për një vit shtesë.

Funksioni është aktualisht i disponueshëm në Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Portugali, Spanjë, Zvicër, MB, SHBA dhe Zelandën e Re.

Nuk ka ende asnjë informacion mbi koston e funksionit pas përfundimit të periudhës falas. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights