Xherdan Shaqiri “futbollisti i javës” në Superligën e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka “dhezur” motorët dhe po shkëlqen me fanellën e Baselit në Superligën e Zvicrës.Për herë të dytë radhazi, Shaqiri ka fituar çmimin “futbollisti i javës” në Zvicër.

Shaqiri në javën e 14-të në ndeshjen e fundit me fanellën e Baselit dhuroi një asist në fitoren 1:4 ndaj Yverdon-it.

Shaqiri la futbollin në Amerikë dhe u rikthyer në Europë për t’u pensionuar me fanellën e klubit të fëmijërisë.

Gjatë këtij sezoni në Superligë deri tani Shaqa ka zhvilluar 10 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here